Flash News

E-TJERA

Dështim ‘spektakolar’ para UEFA-s në sfidën Tirana-Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe ‘përleshen’

Dështim ‘spektakolar’ para UEFA-s në sfidën
Foto Ilustruese

Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës duhej të ishte një provë para inspektorëve të dërguar nga UEFA, për finalen e Ligës së Konferencës, por duket se dështoi.

Në pushimin e ndeshjes, tifozët e Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit, fillimisht në tribunën qendrore. Më pas, i janë drejtuar tifozëve të Vllaznisë.

Përgjigjia e tyre nuk ka qenë aspak e këndshme. Ata kanë thyer stolat, dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim të tifozëve të Tiranës, duke detyruar policinë të ndërhyjë.

Me vështirësi policia arrit të krijojë një kordon për të ndaluar tifozët e Tiranës, të cilët ishin të parët që shkaktuan kaosin, dhe më pas rrethuan edhe tifozët e Vllaznisë për t’i neutralizuar.

Të fundit