Flash News

E-TJERA

Dështimi i negociatave, Nurellari: Përgjegjësitë të dyanshme, Shqipëria në këtë proces është ‘breshka e rajonit’

Dështimi i negociatave, Nurellari: Përgjegjësitë të

Shqipëria humbi sërish mundësinë për të caktuar ende një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat dhe shkak u bë konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Analisti Adri Nurellari u shpreh në “Raë Politics” se dështimi për mbajtjen e konferencës është qartësisht përgjegjësi e dyanshme; si për Shqipërinë ashtu dhe për vetë Bashkimin Evropian.

Mund të jenë të dyja të vërteta, këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Nëse BE do të kishte presion, siç u bë edhe me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë do kishte zhvillime. Ka raste që mund të marrë veprime me presione konkrete”, tha Nurellari.

Ai u shpreh kritik për klasën politike në Shqipëri, e cila sipas Nurellarit nuk ka punuar sa duhet për të përshpejtuar procesin integrues në BE.

“Nuk ka se si të mos kenë përgjegjësi këto shtete. RMV-ja ka një përgjegjësi të kufizuar, sepse në 2009 e ka marrë ftesën nga institucionet teknike në përmbushjen e kritereve.

Shqipëria ka problemet e veta. Është e vërteta se kësaj here fajin e ka Bullgaria. Shqipëria në këtë proces është “breshka e rajonit” dhe është faji i të gjitha elitave politike. Shqipëria po ecën shumë ngadalë dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Ne jemi të vonuar në çdo aspekt”, shton ai.

 

Të fundit