Flash News

E-TJERA

Dështimi i tenderit në Porto Romano, Lika: Do paguajmë Alabarin, por nuk do të kemi portin

Dështimi i tenderit në Porto Romano, Lika: Do paguajmë Alabarin,

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, ka reaguar lidhur me dështimin e tenderit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

E ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, Lika tha se projektet për portin kanë qenë të vonuara që nga viti 2019 dhe fillimi i 2020-ës. Ajo theksoi se një nga arsyet e tërheqjes mund të jetë edhe presioni i shtetit amerikan ndaj kompanive pjesëmarrëse.

Lika tha se problemi fillon që nga vetë struktura e tenderit.

“Fjalët qarkullonin që ishte për një port të ri që do bëhej në Porto Romano. Që në 2019-ën, fillimi i 2020-ës ka qenë. Mendoj që është edhe presioni i shtetit amerikan ndaj këtij që janë tërhequr. Përveç dëmit që na shkaktohet që s'do kemi portin, që nuk po, nuk po zhvendosim dot në afate, do paguajmë Alabarin, është edhe dëmi i gjithë këtyre procedurave, të cilat nuk kanë vajtur asnjëherë deri në fund.

Që në fillim domethënë një tender, i cili është vetëm me një konkurrent, që aty nuk mund të ecet më përpara me një tender, sepse tenderi është, bëhet sipas kushteve të një shoqërie, të një konkurrenti. Edhe dëmi që shkakton një konkurrent, është një dëm që do ketë korrupsionin, do ketë kuotë shumë të lartë, e cila nuk do t'i vijë asaj që mund të ishte planifikuar, por edhe dëmi që i vjen”, tha Lika.

Të fundit