Flash News

E-TJERA

Dështoi nisja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën, Mustafaj: BE ka krijuar një artific të pandershëm

Dështoi nisja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën, Mustafaj: BE

Nuk ka datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është vendimi që mori sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian.

Besnik Mustafaj i ftuar në “Radari Informativ” në “ABC” u shpreh se Bashkimi Europian ka krijuar një artific të pandershëm me këtë vendim.

BE ka krijuar një lloj artifici të pandershëm. Para dy vitesh e bllokuan Maqedoninë duke thënë se meqenëse Shqipëria nuk është gati nuk mund t’ju veçojmë”, tha Mustafaj.

Sipas analistit BE nuk do të hapë këtë proces si me Shqipërinë dhe po ashtu me Maqedoninë e Veriut duke marrë kohë, duke i konsideruar qëndrimet hile të vogla që përdoren për ta shtyrë procesin e integrimit nga një mbledhje në tjetrën.

Të fundit