Flash News

E-TJERA

Dështoi takimi me kreun e LDK-së, reagon Begaj: Doja që partitë t’i takoja të bashkuara, nuk arrita dot

Dështoi takimi me kreun e LDK-së, reagon Begaj: Doja që

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi ka dështuar takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

LDK, sot doli me një reagim publik ndaj Presidentit Begaj, duke thënë se ai refuzoi ta takojë kryetarin Abdixhiku në selinë qendrore të partisë, pasi Begaj ka kërkuar që ky takim të zhvillohej në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Begaj, në një intervistë për RTK në Kosovë, tha se takimi ishte parashikuar të mbahej në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat u ishin dërguar që të tre liderëve të partive opozitare të ishin të pranishëm bashkërisht.

“Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së.

Ftesa ishte nga ana jonë, takimet ishin të paracaktuara. Erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës.  Doja që partitë politike shqiptare t’i takoja të bashkuara, në një tavolinë, nuk arrita dot, i takova ndaras”, deklaroi Begaj.

 

Të fundit