Flash News

E-TJERA

Dështon operacioni për kapjen e Eljon Hatos, miku i Ervis Martinajt

Dështon operacioni për kapjen e Eljon Hatos, miku i Ervis Martinajt

Forcat speciale kanë ushtruar mbëmjen e së shtunës kontrolle në disa zona të Shkodrës për të gjetur Eljon Haton. Operacioni ka dështuar pasi nuk kishte asnjë gjurmë nga Hato.

Gjatë aksionit, efektivët shoqëruan 5 persona për t’i marrë në pyetje, mes të cilëve edhe vëllain e Eljon Hatos.

Edhe më herët, RENEA ka ndërmarrë operacione në Shkodër dhe Tiranë për arrestimin e Eljon Hatos, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

Hato është akuzuar për ngjarjen e bujshme në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ai njihet edhe si mik i Ervis Martinajt, mbeti i plagosur në përplasjen me armë.

Në korrik të vitit 2023, Eljon Hato u shpall në kërkim nga SPAK së bashku me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin, ndërsa u arrestua Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Ata akuzohen për vrasjen e Gjin Ndocit, me porositës Ervis Martinajn.

Të fundit