Flash News

E-TJERA

Dështon regjistrimi online në shkolla, vetëm 5580 aplikime për klasën e parë, 7343 për në gjimnaz

Dështon regjistrimi online në shkolla, vetëm 5580 aplikime

Për vitin e ri shkollor, Qeveria vendosi që rigjistrimi për klasat e para dhe për vitet e para gjimnaz të kryhej online përmes portalit e-albania, por duket se kjo ka dështuar.

Teksa procesi i regjistrimit ka përfunduar, nga 30 mijë fëmijë që u ulën vjet për herë të parë në bankat e shkollës, sipas Top Channel këtë vit ka pasur vetëm 5580 aplikime virtualisht në total.  Ndërsa në klasat e 10 janë gjithsej 7343 aplikime nëpërmjet portalit e-albania.

Ngërçin me regjistrimet e pranon dhe Ministria e Arsimit, teksa bën me dije se është duke u planifikuar një hapje e dytë e portalit, por që ende nuk është përcaktuar se kur. Në mbledhjen që pritet të mbahet në ministri do të diskutohen edhe rastet përjashtimore që aplikimin për regjistrim do të mund ta bëjnë fizikisht në shkolla.

Siç duket, aplikimi online ka shqetësuar prindërit pasi jo të gjithë kanë kuptuar mënyrën ndryshe të regjistrimit apo nuk kanë pasur mjetet e nevojshme teknologjike si dhe sistemi ka qenë tepër i ngarkuar, e ndërkohë që janë fëmijët ata që mund të penalizohen.

Ndërkohë që pushimet kanë nisur edhe në institucionet shtetërore, prindërit janë në merak për arsimimin e fëmijëve në vijim.

 

Të fundit