Flash News

E-TJERA

‘Dështon’ vrasja në Tiranë/ Kush ishte shënjestra e ekzekutimit, iu bë atentat në gusht

‘Dështon’ vrasja në Tiranë/ Kush ishte

Policia e Lezhës publikoi sot pamjet e dy operacioneve të zhvilluara në 24 orët e fundit, gjatë të cilave u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Policia ka bërë të mundur gjatë operacionit, të parandalojë edhe një vrasje në qytetin e Tiranës. Dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje, e lidhur me prishjen e pazareve të drogës.

Dy të arrestuarit kishin fshehur armatimet që do të përdornin për vrasje si edhe të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

“Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo detaje të reja kanë hedhur dritë mbi personat e ndaluar të cilët kishin thurrur planet e një vrasjeje. Dyshohet se po i njëjti person, Edmir Vlashi, që është ndaluar nga policia e L;ezhës, është autor i atentatit të kryer ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij, Antonetës, në gusht të këtij viti në Kamëz.

Edmir Vlashi dhe Hektor Sadiku kanë ndërruar mbiemrat e tyre, nga Edmir Marku në Edmir Vlashi dhe nga Hektor Sadiku në Hektor Ndoka.

Në atentatin e 5 gushtit në Kamëz, çifti i bashkëshortëve mbeti plagosur. Megjithatë burime bëjnë me dije se personat e ndaluar, nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen.

Të fundit