Flash News

E-TJERA

Destinacion Shqipëria, kapen 139 mijë euro në Bari

Destinacion Shqipëria, kapen 139 mijë euro në Bari

Janë sekuestruar 139 mijë euro në portin e Barit në Itali, të cilat u gjetën gjatë një kontrolli të policisë italiane.

Sasia e parave ishte e ndarë në tufa prej 10 mijë eurosh dhe ishin mbuluar me celafon duke i fshehur në motorin e një autobusi që po imbarkohej në tragetin e linjës i cili ishte destinuar të shkonte në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, shoferi i autobusit nuk ka dhënë sqarime mbi origjinën e parave para.

Të fundit