Flash News

E-TJERA

Detaje nga aksidenti në Greqi/ Shqiptarët që humbën jetën po ktheheshin nga një dasmë

Detaje nga aksidenti në Greqi/ Shqiptarët që humbën

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e sotme në autostradën Egnatia, në Greqi, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë me banim në Athinë.

Mediat vendase raportojnë se me të dy makinat e përfshira në aksident, që u goditën nga pas nga një kamion, i drejtuar nga një shtetas bullgar, lëviznin shtetas shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin që kishin shkuar në Evros për një dasmë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur Mardalena Kacaj, e  cila ndodhet në spital në Komotini.

Tre viktimat u shkrumbuan brenda mjetit të tyre që shpërtheu në flakë si pasojë e përplasjes me kamionin. Sakaq, shoferi bullgar i kamionit thuhet se është plagosur rëndë, por eshte jashte rrezikut per jeten. 

 

Të fundit