Flash News

E-TJERA

Detaje nga aksioni në Call Center-a/ Mashtronin mbi 2 milionë shtetas, sekuestrohen pajisjet

Detaje nga aksioni në Call Center-a/ Mashtronin mbi 2 milionë shtetas,
Foto Ilustruese

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar sot në kryeqytet në një Call Center, që ishte në pronësi të një shtetasi izraelit, Rafael Genish. Në pranga ranë 35 persona.

Përmes një komunikate për mediet, policia njoftoi se hetimet kryera kanë nisur para disa muajsh dhe shkak janë bërë denoncimet e marra nga qytetarët për mashtrimet që biznesi në fjalë përdorte kundrejt tyre.

Sipas policisë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona, janë sekuestruar 3 laptopë, ndërsa theksuan se janë mbi 2 milionë shtetas të kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi.

“Nga informacionet e marra, njësia C për hetimin e krimeve kompjuterike, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”. Njësia e krimeve kibernetike në bazë të informacioneve të marra ka nisur hetimet me Rrethin Gjyqësor Tiranë në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte për mashtrimin e shtesave të huaj. Nga hetimet e kryera, prej disa viresh një subjekt ushtronte aktivitetin e tij jashtë Republikës së Shqipërisë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e këtij subjekti dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë subjekt. Nga ndërhyrja e bërë, e mbështetur edhe nga struktura të tjera në drejtorinë kriminale, u realizua operacioni policor komunikimi. Ku u kontrolluan disa ambiente. U arrestua në flagrancë 35 shtetas, mes tyre 1 shtetas i huaj, Rafael Ginish. Ky person është organizatori i kësaj skeme mashtrimi. Janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. janë sekuestruar 3 laptopë, 2 laptopë karta të bardha të ngjashme me të bankave dhe një sasi e vogël kanabis. Personat e kontaktuar nga kjo skemë janë mbi 2 mln dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”, tha policia.

Të fundit