Flash News

E-TJERA

Detaje nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, dyshohet se Zarka ishte përdorues i SKY ECC

Detaje nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, dyshohet se Zarka

Aurel Zarka, kryeprokurori i Vlorës i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK, dyshohet se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Ka dyshime që Zarka të ketë qenë përdorues i 4 kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku mund të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera.

Po ashtu, është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Ccela dhe Astrit Vladi.

Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.

Kryeprokurori i Vlorës e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si Oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Zarka u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Të fundit