Flash News

E-TJERA

Detaje nga arrestimi, Thoma Gëllçi shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA, fitoi oferta 20 mln lekë më e lartë

Detaje nga arrestimi, Thoma Gëllçi shpalli procedurën e

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Mësohet se Gëllçi, shpalli procedurën e tenderit për blerjen e pajisjeve për kanalin “Agro” të RTSH, prej rreth 100 milionë lekësh, para miratimit nga AMA.

Po ashtu, mësohet se Gëllçi skualifikoi padrejtësisht një kompani nga gara. Në tender kanë qenë në garë dy kompani Euro contact dhe TBS 96.

Kjo e fundit u shpall fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Megjithatë, nga hetimi rezultoi se të dyja kompanitë kanë patur parregullsi ne dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gëllçi u arrestua mbrëmë me 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,  Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). 

Të fundit