Flash News

E-TJERA

Detaje nga dosja hetimore e shpërthimit në Lushnjë: Deputeti i PS shkeli lejen e ndërtimit

Detaje nga dosja hetimore e shpërthimit në Lushnjë: Deputeti i PS

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë, ku në një magazinë në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela ka pasur një shpërthim dhe si pasojë e së cilës, 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve ishte edhe vetë deputeti.

Sipas Euroneës Albania , nga hetimet paraprake të Prokurorisë subjekti që ka kryer punimet siç nënvizohet në dokumentin zyrtar ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë. Leja e miratuar nga Bashkia e Lushnjës ishte një vjeçare.

“Nisur nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1-vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.

Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar. U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Të fundit