Flash News

E-TJERA

Detaje nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë, gjendet një mjet i djegur, dyshohet i autorëve

Detaje nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë, gjendet

Policia ka konfirmuar tre viktimat e atentatit që ndodhi mesditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, dy prej tyre janë djegur brenda mjetit si pasojë e flakëve, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Një prej viktimave u konfirmua pak më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Diklen Vata 30 vjeç, i cili arriti të dalë nga mjeti, por autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar jashtë.

Në afërsi të fshtatit Larushkë është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

 

Të fundit