Flash News

E-TJERA

Detaje nga krimi makabër në Gjykatë, Lala: Salla ku u vra gjyqtari ishte vetëm 6m²

Detaje nga krimi makabër në Gjykatë, Lala: Salla ku u vra

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në sallën e Gjykatës së Apelit ditën e sotme.

Duke folur në News 24, ajo tha se salla ku ndodhi krimi tronditës kishte një hapësirë prej vetëm 6 metrash katrorë.

Gazetarja ngriti alarmin për situatën e sigurisë, duke marrë në konsideratë këto kushte në të cilat zhvillohet puna e gjyqësorit.

Ajo theksoi se afërsia fizike e vrasësit Elvis Shkambi me gjyqtarin Astrit Kalaja, por edhe me palën tjetër në gjyq ka qenë një tjetër faktor që rrit rrezikun në raste të tilla.

Të fundit