Flash News

E-TJERA

Atentati në Berat, zbardhen emrat e ‘shënjestrave’, shkak dyshohet prishja e pazarave të d*ogës

Atentati në Berat, zbardhen emrat e ‘shënjestrave’, shkak

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e dështuar me armë zjarrin në Berat.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë). Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford, është qëlluar në drejtim të tyre.

Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat nuk ka asnjë nuk është.

Autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku. Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës në Greqi.

Të fundit