Flash News

E-TJERA

Detaje nga atentati në Dobraç, Dedë Pllanaj u qëllua 8 herë, transportohet te Trauma

Detaje nga atentati në Dobraç, Dedë Pllanaj u qëllua 8

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mbrëmshëm në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i plagosur Dedë Pllanaj 60 vjeç.

Mësohet se 60-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga të shtënat me armë. Burime për policinë e Shkodrës kanë bërë me dije se Planaj ka marrë tre plumba në krahë, një në brinjë, në pjesën e legenit dhe këmbë.

Pllanaj është qëlluar me breshëri arme nga një person i paidentifikuar që i është afruar pikë së karburantit ku 60-vjeçari punonte, dhe më pas ka qëlluar drejt tij plot 8-herë me pistoletë.

Sipas të dhënave, mësohet se autori i atentatit është larguar me shpejtësi drejt Koplikut.

Kujtojmë se Dedë Pllanaj, është kushëri i Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe edhe me nofkën “Kumbari” i ekzekutuar një vit më parë me 100 plumba në të njëjtën lagje ku iu bë atentat 60-vjeçarit.

 

Të fundit