Flash News

E-TJERA

Detaje nga atentati në “Don Bosko”, autorët e ndoqën prej disa ditësh shënjestrën, pritën 30 minuta pranë lokalit

Detaje nga atentati në “Don Bosko”, autorët e ndoqën

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e së martës në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e tyre, ku shënjestër dyshohet se ka qenë Elezaj. Ditën e ngjarjes autorët i kanë pritur rreth 30 minuta në afërsi të lokalit të parkuar në një cep pallati.

Elezaj dhe Metushi janë afruar dhe janë ulur në kafe në verandë, në të njëjtën kohë që autorët prisnin jashtë.

Nga kamerat e sigurisë, duket se autorët kanë lëvizur me automjet për t'u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë.

Në Qerekë autorët kanë studiuar zonën më parë se ku do të digjej automjeti pasi zona nuk ka mbulim me kamera sigurie. Ndërkohë targa që ka qenë i pajisur automjeti i autorëve i përket një makine në Valias të Kamzës. Këto targa janë të dubluara dhe nuk ka pasur denoncim për vjedhje.

Të fundit