Flash News

E-TJERA

Detaje nga atentati në Sauk/ Sadikaj humbi të dyja këmbët nga shpërthimi, ndërroi jetë në spital

Detaje nga atentati në Sauk/ Sadikaj humbi të dyja këmbët

Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë në spital, pas një shpërthimi të fuqishëm që hodhi në erë makinën me të cilën ai po udhëtonte nga Sauku në drejtim të rrethrrotullimit të Teg-ut. 27 vjeçari ishte duke lëvizur me një mjet tip Golf 7 të bardhë.

Sipas raportimeve të mediave është mësuar se si pasojë e lëndimeve të shumta në trup, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë në spital. I riu nga Berati nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra, pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se ndihmën e parë, 27-vjeçari e ka marrë nga shoferët e tjerë që ishin duke lëvizur krah tij. Ata e kanë nxjerr nga mjeti 27-vjeçarin dhe e kanë dërguar me makinat e tyre në spital. Por, burimet bëjnë me dije se nga sasia e madhe e lëndës plasëse dhe shpërthimi i fuqishëm, ai ka humbur të dyja këmbët që në vendngjarje.

Aleksandër Sadikaj ka mbërritur me shenja jete në spital, por që nuk ja ka dalë të mbijetojë.

Pista kryesore që po heton grupi hetimor është një ngjarje e viteve më parë, për të cilën 27 vjeçari që ndërroi jetë, dyshohet se ka marrë pjesë në një vrasje që më pas ka mbetur në tentativë, por është lënë i lirë për mungesë provash dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Të fundit