Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ishin shpërndarë ftesa, pse e shtyu Rama Kongresin e PS më 8 dhjetor

Ishin shpërndarë ftesa, pse e shtyu Rama Kongresin e PS më 8

Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet më 8 dhjetor në Ditën e Riniës. Fillimisht, Rama kishte planifikuar t’i mblidhte më 4 dhjetor socialistët, madje mësohet se kishte shpërndarë edhe ftesat.

Por më vonë Rama ka ndryshuar datën dhe shtyu Kongresin më 8 dhjetor. Mësohet se shkak është bërë angazhimi i grupit parlamentar të PS në shqyrtimin e buxhetit të vitit 2024.

Kongresi sipas burimeve do të fokusohet në dy elemente, së pari në fjalimin e kryesocialistit Edi Rama, për sa i përket projektit ‘Shqipëria 2030’ dhe elementi i dytë do të jetë projekti i sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi për riorganizimin e PS, që ka në fokus zgjedhjet e 2025-ës.

Të fundit