Flash News

E-TJERA

Detaje nga momenti i arrestimit, Ramazan Rraja u bëri ofertë policëve: Ju jap 1 mln euro, na lini të ikim

Detaje nga momenti i arrestimit, Ramazan Rraja u bëri ofertë

Ramazan Rraja u arrestua nga Policia dy ditë më parë në Urën e Gjoles për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Detaje të reja janë mësuar nga momenti i arrestimit të tij.

Pas ndërhyrjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin.

Në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrëveshje në këmbim të lirisë.

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim.”, mësohet të jetë shprehur 30-vjeçari.

 I cilësuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Rraja i fshihej arrestimit me urdhër të SPAK prej disa muajsh duke u strehuar në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoi dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mberi i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithëse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

 

Të fundit