Flash News

E-TJERA

Detaje nga ngjarja në Lushnje, 40-vjeçarja kishte shkuar për vizitë tek prindërit, u konfliktua me babanë

Detaje nga ngjarja në Lushnje, 40-vjeçarja kishte shkuar për

 

Behar Musaku, 82 vjeç, plagosi me armë zjarri vajzën e tij, Rudina Musaku, 40 vjeç.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në lagjen "18 Tetori" në Lushnje.

Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. Burime bëjnë me dije se Rudina jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve.

Pas plagosjes së 40-vjeçares, Behar Musaku u vetëvra me armë.

 

Të fundit