Flash News

E-TJERA

Detaje nga ngjarja në Maliq/ 55-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë, pastaj u vetëvra

Detaje nga ngjarja në Maliq/ 55-vjeçari hapi zjarr ndaj

Policia ka dal me një njoftim zyrtarë për vetëvrasjen e Gjergj Mullallit i cili një ditë më para vrau bashkëshorten e tij dhe më pas e hodhi në nje gropë .

Uniformat blu bëjnë me dije se autori është lokalizuar në një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. 

Njoftimi i policisë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjar

Të fundit