Flash News

E-TJERA

Detaje nga operacioni në Durrës, arrestohet vëllai i “Rrumit”! Masa sigurie edhe për Avdylajt e Shijakut

Detaje nga operacioni në Durrës, arrestohet vëllai i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni blic i zhvilluar në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se pas vëllait të deputetit të PS-së, është arrestuar dhe vëllai i Aleksandër Lahos i njohur ndryshe si "Rrumi i Shijakut".

Nga kontrollhet e ushtruara vetë "Rrumi" nuk është gjetur në banesë, as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arjan Ndoja.

Sakaq burime për mediat bëjnë me dije gjithashtu se në kuadër të operacionit ka masa gjithashtu edhe ndaj Astrit Avdyli dhe Aldo Avdylit, të cilët dyshohet se kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, të cilën SPAK beson se ka aritur ta zbardhë përmes komunikimeve telefonike Sky.

Astrit Avdylit i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku ndodhet i arrestuar për një çështje tjetër pasi akuzohet nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë Durim Bamin.

Ndërsa deri në këtë fazë të operacionit ende nuk dihet nëse është ekzekutuar masa e arrestit për të.

Ndaj Aldo Avdylit ka një masë tjetër sigurimi në dosjen penale kundër ish deputetit të PS Arben Ndoka.

 

Të fundit