Flash News

E-TJERA

Detaje nga përplasja me armë në Lushnje, ekzekutohet pronari i lokalit, 3 të plagosur, dyshime për atentat

Detaje nga përplasja me armë në Lushnje, ekzekutohet pronari i
Foto Ilustruese nga vendngjarja

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar sot në qendër të qytetit të Lushnjës.

Persona ende të paidentifikuar janë qëlluar në drejtim të një lokali duke lënë të plagosur 3 persona dhe një tjetër të vrarë.

Mësohet se viktima është pronari i lokalit Bledar Muça rreth 40 vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur shoqëruesi i tij.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një atentat apo jo dhe se kush është shënjestra e tij, teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

 

Të fundit