Flash News

E-TJERA

Detaje nga plagosja në Korçë/ Arrestohet shoku i 33-vjeçarit, krijuan prova të rreme për shmangien nga e vërteta

Detaje nga plagosja në Korçë/ Arrestohet shoku i

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku një 33-vjeçar u paraqit në spital i plagosur me armëzjarri në fundshpinë. Ai është identifikuar si shtetsi Marsel Rusi, banues në Korçë, tashmë i arrestuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe shoku i Marsel Rusit, i identifikuar si Andi Adri, 32-vjeç, banues në Pogradec. Sipas policisë së Korçës, shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Dyshohet që 33-vjeçari, Marsel Rusi të mos jetë plagosur në Korçë. Ai pas mjekimit që ka marrë në spitalin e Korçës, mësohet se është nisur më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nga burimet spitalore bëhet me dije se 33-vjeçari ka shenja dhe në kokë, por nuk bëhet me dije shkaku nga bluzat e bardha.

Rusi sipas të dhënave ka qenë person që luante edhe kumar megjithëse nuk konfirmohet ende që plagosja të ketë lidhje me këtë pjesë. Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Të fundit