Flash News

E-TJERA

Detaje nga sekuestrimi i spitalit privat në Tiranë: Nuk deklaroi 1 mln euro fitim në një vit, përdorte produkte të ndaluara

Detaje nga sekuestrimi i spitalit privat në Tiranë: Nuk deklaroi 1 mln

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e një spitali privat në zonën e Zogut të Zi, me vlerë rreth 3 milionë euro.

Masa vjen pas zbulimit të një skeme të dyshuar kriminale që përfshin evazion fiskal, përdorim të produkteve të ndaluara në shërbimet mjekësore dhe punësim të paligjshëm.  

Sipas policisë, subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025 dhe se shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim. 

Njoftimi nga policia: 

Tiranë/Vijojnë veprime hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”.

Sekuestrohet spitali privat në Zog të Zi (objekt me vlerë rreth 3 milionë euro), ku më datë 4 shtator 2025, u zbulua se kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ditën e sotme, në drejtimin e prokurorit të çështjes, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, dhënë më datë 27.10.2025, për vënien e masës “Sekuestro konservative”, për subjektin spital privat, në Zog të Zi, njesia bashkiake Nr. 7, me vlerë rreth 3 milionë euro.

Më datë 04.09.2025, Policia dhe Prokuroria e Tiranës, në kuadër të operacionit “Bilanci”, zbuluan se:
-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;
-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që mund të jenë vënë në dispozicion të këtyre veprimtarive kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit