Flash News

E-TJERA

Detaje nga shpërthimi në Lezhë, dyshohet se të ketë qenë një autor, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit

Detaje nga shpërthimi në Lezhë, dyshohet se të ketë

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në një lokal në qytetin e Lezhës.

Mësohet se lokali ka qenë në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Ky i fundit punonte prej vitesh me disa biznese në Lezhë si palestër, bar-kafe, dhe së fundmi ka hapur një fermë me kafshë.

Autori dyshohet se ka qenë vetëm një, pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet.

Nga kamerat dallohet të ketë qenë në këmbë autori, por ende nuk është e qartë nëse ka mbërritur më parapara me makinë në vendin e ngjarjes.

Në dëshminë e tij paraprake në polici, pronari i biznesit Ilir Markvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte.

 Në vitin 2017, Markvukaj ka qenë i arrestuar për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.

Të fundit