Flash News

E-TJERA

Detaje nga vendimi i GJK për Veliajn, neni 115 i Kushtetutës prevalon mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore

Detaje nga vendimi i GJK për Veliajn, neni 115 i Kushtetutës prevalon

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e Erion Veliajt, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e reja në Tiranë dhe vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala në News 24, Kushtetuesja ka arritur në përfundimin se Neni 115 i Kushtetutës prevalon mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda.

Po ashtu, ajo ka zbardhur detaje nga vendimi se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vepruar në kundërshtim me ligjin kur miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt.

Me 5 vota pro dhe 3 kundër, trupa gjykuese vendosi në favor të Veliajt, duke e rikthyer zyrtarisht në detyrë, pavarësisht se ai ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit në kuadër të hetimeve të SPAK.

Ky vendim shfuqizon gjithashtu dekretin presidencial që kishte caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e reja në kryeqytet.

Të fundit