Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit, gazetarja: Shkak i sherrit nuk janë rrjetet sociale

Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit, gazetarja: Shkak i sherrit nuk janë

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga ngjarja tronditëse sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar. 

E ftuar në Top Story, Hoxha tha se shkak i sherrit nuk janë rrjetet sociale siç u raportua deri tani në media, por pas një debati verbal mes djemve të përfshirë. 

“Policia janë sorollatur, jo për të kuptuar motivet, po për të kuptuar se kush e qëlloi për vdekje Martinin dhe kush e plagosi Luisin. Arma e krimit nuk është gjetur ende.

Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më. Ka disa versione të ndryshme pse u përleshën. Njëra është për shkak të sherreve në rrjete sociale, por besoj që ky nuk është rasti. Nga të dhënat e mija, ata dyshojnë se gjithçka ka qenë një hedhje fjalësh mes të dyve.  Secili ka thirrur shokët e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Ka dështuar komunikimi dhe gjithë programet që aplikohen. Vetëm në një vit trajtuam dy, një ekskluzive, një speciale. Çfarë ndodh me fëmijët në rrjete sociale dhe bullizojnë njëri tjetrin”, tha gazetarja.

Të fundit