Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Tiranë, ishte i dënuar në Greqi për trafik droge

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Tiranë, ishte i dënuar në

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit 49-vjeçar, Edmond Papaj pasditen e kësaj të premteje brenda një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë.

Mësohet se viktima ishte banues në Sarandë dhe kishte në pronësi një hotel në portin e qytetit. Papaj njihej edhe si person që kishte probleme me drejtësinë. Ai ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge dhe kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri.

Autori, ende i paidentifikuar mësohet se e ka qëlluar me 9 plumba pistolete ndërsa viktima i gjetur në befasi nga breshëria e plumbave ka munduar të reagojë dhe ka tentuar të godasë me tavullën e duhanit autorin.

49-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit.

Të fundit