Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra kishte informuar policinë për parcelat me kanabis

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra kishte

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja babë e bir e cila ndodhi dje në Shkodër.

Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeç u qëlluan për vdekje me armë zjarri në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Të dy po shkonin drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë.

Pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me automatik duke i lënë të vdekur brenda automjetit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kthesë e padukshme në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur e Gjokë dhe Eduart Gurrës. Raportohet se autorët kanë pasur informacion se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe i kanë qëlluar nga distanca.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ka informuar disa herë policinë e Shkodrës lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin. Megjithatë, kjo mbetet ende e pa konfirmuar në rrugë zyrtare.

Të fundit