Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja në ‘Don Bosko’, viktima dhe të plagosurit u qëlluan me kallashnikov nga jashtë lokalit

Detaje nga vrasja në ‘Don Bosko’, viktima dhe të

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi këtë fillim viti kryeqytetin.

Nga të shtënat me armë zjarri këtë pasdite në drejtim të një lokali në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjerë. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë në spital. 

Nga të dhënat e deritanishme, viktima dhe të plagosurit ishin të ulur në një tavolinë lokal, ndërsa autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë. Më pas, autorët janë larguar me 'Benz' ngjyrë të zezë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Të fundit