Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e policit/ Gjendet makina e autorit, efektivin e qëlloi me plumb në kokë

Detaje nga vrasja e policit/ Gjendet makina e autorit, efektivin e qëlloi

Dalin në pah detaje të reja pak pas ekzekutimit me armë zjarri të efektivit të "Shqiponjave" në Baltëz të Fierit, Novruz Cenalia.

I riu u vra me plumb në kokë nga 23 vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica, banor i fshatit Sulaj pak metra larg fshatit ku ndodhi krimi.

Autori i dyshuar është larguar me makinë të cilin më pas e ka braktisur në një lagje afër fshatit. Mësohet se pas krimit policia e ka pikasur makinën e tij të cilën e kishte lënë tek të afërmit. Më pas, ka dyshime se autori është arratisur nëpër ara.

RENEA e FNSH po krehin zonë pasi dyshohet se autori mund të jetë afër ndërsa janë ngritur postblloqe të FNSH-së. Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika bëri thirrje autorit të dorëzohet gjithashtu kërkoi dhe ndihmën e familjarëve të negociojnë për të bindur 23 vjeçarin të dorëzohet. 

Policia vendosi më herët shumën prej 30 mijë eurosh shpërblim për këdo që kishte informacion për vendodhjen e tij. Raportohet se pika kontrolli janë ngritur në të gjitha akset në Fier, ndërsa kontrolle po kryhen edhe me dron.

 

 

Të fundit