Flash News

E-TJERA

DETAJE/ Përdori ID false në Marok, si u kap vrasësi i Nikulajt

DETAJE/ Përdori ID false në Marok, si u kap vrasësi i Nikulajt

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i vrasësit portugez të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Që prej mesditës së 19 prillit kur kreu vrasjen, Ruben Saraiva ndodhej në arrati, ndërsa protagonistët e tjerë të ngjarjes 4 shtetas anglez dhe Edmond Haxhia që porositi atentatin, ishin arrestuar dhe lokalizuar në Britaninë e Madhe.

28-vjeçari u largua nga territori i Shqipërisë më 20 prill nga pika e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku kaloi në këmbë drejt doganës greke ku tregoi edhe pasaportën.

Mësohet se në momentin e ndalimit, Saraiva ndodhej i vetëm në ambientet e lokalit, në kryeqytetin e Marokut, shtet drejt të cilit dyshohet se është larguar me dokumente false.

Sipas burimeve nga policia, ai u arrestua këtë të hënë. Forcat e policisë i kanë ushtruar një kontroll fizik Saraivës, ndërsa nuk i janë gjetur dokumente false apo armë zjarri me vete.

Tashmë edhe ndaj tij do të nisin procedurat për ekstradim drejt vendit tonë, ku edhe do të përballet me akuzën e vrasjes ndaj 51-vjeçarit, Ardian Nikulaj.

 

Të fundit