Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Rumani, d*ogë dhe alkool në minibuzin e tifozëve të PAOK-ut

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Rumani, d*ogë dhe alkool

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të ekipit grek PAOK. Sipas mediave rumune, hetimet kanë zbuluar praninë e alkoolit dhe substancave narkotike në minibuzin që transportonte tifozët.

Burime nga hetuesia bëjnë me dije se analizat e gjakut të shoferit të minibuzit tregojnë se 29-vjeçari kishte konsumuar substanca të ndaluara, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit vijojnë të hetohen.

Nga ana tjetër, shoferi i kamionit të përfshirë në aksident ka deklaruar se gjatë 34 viteve përvojë si drejtues mjeti nuk ishte përballur kurrë me një situatë të tillë.

“Në 34 vite që kam drejtuar kamion, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam bërë mbi 1 milion kilometra dhe kjo është hera e parë që përballem me një situatë të tillë,” u shpreh ai për mediat.

Kujtohet se mes viktimave të aksidentit ndodheshin edhe dy shtetas shqiptarë, të identifikuar si Vasil Pilo dhe Genci Sadiku, tifozë të njohur të PAOK-ut. Të gjithë viktimat ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.

Të fundit