Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga arrestimi i Kajmakut/ Dyshohet për politikanë të tjerë të përfshirë, cila ishte skema e trafikut të drogës

Detaje të reja nga arrestimi i Kajmakut/ Dyshohet për politikanë

Dalin detaje të reja nga arrestimi ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali, Agim Kajmakut. Mediat italiane shkruajnë se situata e Kajmakut dhe nipit të tij, Edmond Kajmakut mund të rëndohet.

Ato shkruajnë se Kajmaku kishte hartuar një plan për të menaxhuar trafikun e kokainës nga një fshat i izoluar në Marche pranë portit të Ankonas dhe Barit. Për këtë, ish-kryebashkiaku përdorte kompaninë e tij të luleve.

Gjatë kontrollit që iu bë një prej kamionëve të kësaj kompanie, u gjetën vende të fshehta brenda mjetit, por jo drogë. Kjo i ka çuar hetuesit më pranë ndërtimit të skemës që përdorte Kajmaku për trafikun e kokainës.

Policia ka gjetur edhe një llogari rrjedhëse në emër të gruas së ish kryebashkiakut ku janë depozituar 2 milion dollar dhe kanë nisur hetimet për burimin e të ardhurave.

Sa i përket nipit të Kajmakut, mësohet se më parë kishte qenë drejtor në UKT në Shqipëri. Autoritetet italiane kanë dyshime se në trafikun e drogës rezultojnë edhe politikanë të tjerë shqiptarë.

Të fundit