Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër: Nuk ka prova për bullizëm, letra ishte detyrë shkollore

Detaje të reja nga hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës për vetëvrasjen tragjike të 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C në shkollën e mesme “Siri Shapllo”.

Raportohet se deri tani janë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë prindërit, të afërmit, mësuesit dhe shokët e shkollës. Pavarësisht spekulimeve, deri tani nuk janë gjetur prova konkrete që bullizimi të ketë qenë shkak i aktit tragjik. Prokuroria pret hapjen e telefonit të viktimës për të ndriçuar më tej ngjarjen përmes komunikimeve të saj.

Për sa i përket letrës që u gjet në sendet e vajzës, hetuesit hedhën poshtë aludimet se mund të ishte një letër lamtumire, duke e quajtur atë si një detyrë shkollore në lëndën e gjuhës angleze, e realizuar gjatë kohës kur vajza ishte nxënëse në sistemin 9-vjeçar.

Hetimet janë përqendruar edhe në ngjarjet e ndodhura ditën e vetëvrasjes, ku është raportuar se gjatë një ore mësimi, Irsa kishte kundërshtuar kërkesën e mësueses për të hequr telefonin nga banka, një ndryshim në sjelljen e saj, pasi përshkruhej si një nxënëse e qetë.

Përveç hetimeve, dy psikologë janë përfshirë për të analizuar ndikimet emocionale të të prekurave nga kjo tragjedi, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Të fundit