Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga atentati i Sadikajt/ Po hetohet pista e larjes së hesapeve, ka qenë në të njëjtin burg me Alket Rizain

Detaje të reja nga atentati i Sadikajt/ Po hetohet pista e larjes së

Janë mësuar detaje të reja nga atentati i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, ditën e djeshme në autostradën pranë Saukut, në Tiranë. Sipas “Balkanweb”, dyshohet se makina me të cilën udhëtonte Sadikaj u hodh në erë me rreth 500 gram lëndë plasëse.

Shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi ai kishte dalë nga shtëpia e tij në Sauk të Vjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila ende nuk dihet se kujt i përket. Prokuroria po heton në disa pista, atë të larjes së hesapeve, hakmarrje për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi.

Aleksander Sadikaj ka qenë në të njëjtin burg me Alket Rizain në shtetin fqinj, megjithëse nuk dihet nëse kishte njohje me të. Rizai është një person i njohur i botës së krimit në vendin fqinj. Më herët është raportuar se Sadikaj mund të ketë qenë autori i një vrasjeje në Greqi.

Të fundit