Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga atentati në Krujë/ Objektiv ishte Durim Bami, devijuan sapo kuptuan se do qëlloheshin

Detaje të reja nga atentati në Krujë/ Objektiv ishte Durim Bami,
Foto Ilustruese

Zbardhen detajet të reja nga plagosja e Ervin Kodrës, pasditen e djeshme në Tapizë të Krujës.

Mësohet se, ngjarja është një atentat i dështuar ndaj kushëririt të tij Durim Bami.  Nga verifikimi i fakteve ka rezultuar se ndaj automjetit në të cilin u qëllua ka qenë edhe Durim Bami. Kodra dhe Bami kanë kuptuar fillimisht nga një makinë paralel se do qëlloheshin.

Në momentin e të shtënave, Bami ka devijuar makinën dhe lëndime ka marrë vetëm Ervin Kodra. Në dëshiminë e dhënë në polici, të dy kushërinjtë kanë deklaruar se nuk kanë asnjë emër ku dyshojnë.

Durim Bami edhe Ervin Kodra, të dy njihen si persona me precedentë penalë. Bami, i njohur edhe si “i forti i Niklës” është edhe subjekt i OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar.

Ndërkaq, referuar ngjarjes së djeshme, Policia vijon kontrollet në Krujë e Kamzë për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Deri më tani është gjetur vetëm një automjeti i djegur ”Golf 5” në Valias që dyshohet se u përdor nga autorët në atentat, por brenda tij nuk është gjetur asgjë.

Të fundit