All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Detaje të reja nga operacioni te ‘Varri Bamit’, zbardhen emrat e të shoqëruarve, kokaina ishte fshehur në kuti picash

All - Paragraf - 1

Detaje të reja nga operacioni te ‘Varri Bamit’, zbardhen emrat

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksionin antidrogë në zonën e ‘Varrit të Bamit’ në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Mësohet se personat e shoqëruar janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”.

Një tjetër i shoqëruar është shtetasi Taulant Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Policia ka patur dyshime se droga e sekuestruar fshihej në dy kuti picash, ndaj agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1128 gram.

Të fundit