Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë, 4 vite më parë 33-vjeçari i shpëtoi një tjetër atentati

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë, 4 vite më

Detaje të reja rreth shpërthimit të pak minutave më parë, janë mësuar. Mediat shkruajnë se shënjestra e atentatit, 33-vjeçari Indrit Sadetini me precedentë të mëparshëm penalë është futur në garazhin e tij në pallatin ku jeton, për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer.

Kjo nuk është hera e parë që tentohet t`i bëhet atentat 33-vjeçarit, pasi 5 vite më parë, në 2017-ën, ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati, kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.

Të fundit