Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit/ Trupi kishte nisur të dekompozohej, priten forcat RENEA për ta nxjerrë nga gremina

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit/ Trupi kishte nisur të

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit të inerteve në Tiranë, Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet sot, pas pas 10 ditësh kërkime, ndërsa rezultonte i zhdukur prej dy javësh.

Nga informacionet që policia ka dhënë për gazetarët që gjenden në vendin ku u gjet trupi i pajetë, dyshohet se biznesmeni ëshët vrarë ditën që është marrë peng.

Sipas policisë, trupi kishte nisur të dekompozohej. Trupi i Hoxhës nuk është tërhequr ende nga vendngjarja për shkak të terrenit të vështirë.

Uniformat blu janë në pritje të forcave RENEA, të cilat do të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit, në të cilin janë konstatuar plagë. Më pas do të transportohet në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës për të zbardhur se si ka ndodhur vrasja.

Viktima u gjet i mbuluar me zhavor e gurë në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë. I arrestuar si i dyshuar për këtë vrasje është Fredi Rrush , i njohur si miku i viktimës. Ai nuk e ka pranuar krimin, ndërsa në zonën që u gjet trupi i pajetë ka disa biznese, kamerat e sigurisë së të cilave do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit