Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehërri i tij/ Deklaratat kontradiktore dhe vëzhgimi i lëvizjeve

Detaje të reja nga vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehërri i tij/

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehërri i tij. Prokuroria ka kërkuar "arrest me burg" për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliajn.

Mexhit Picari dhe e bija kanë vëzhguar për rreth 30 minuta të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Ata kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve.

Picari ka thënë që në lokal ka qenë i ulur vetëm në një tavolinë, ndërsa vajza është shprehur se ka qenë me të atin në tavolinë.

Picari ka deklaruar se armën e kishte pa karikator dhe se më pas e ka mbushur dhe ka qëlluar disa herë mbi ish-dhëndërin e tij, duke e lënë atë të pajetë dhe duke plagosur avokatin Adriatik Cama, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj ishin në proces divorci me njeri-tjetrin, ndërsa pritej që gjykata të caktonte kujdestarinë e fëmijëve.

Konflikti mes dy familjeve ishte bërë mediatik. Autori i krimit u kap disa minuta pas vrasjes. Më pas u arrestua dhe vajza e tij si bashkëpunëtore në krim. 

 

 

Të fundit