Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e Xhuljan Bullarit, dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë nga pasagjeri

Detaje të reja nga vrasja e Xhuljan Bullarit, dyshohet se u qëllua me
Viktima Xhuljan Bullari

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari një ditë më parë në fshatin Babicë të Vlorës.

Sipas të dhënave të fundit, ka dyshime se i riu ka qenë i shoqëruar me një person në makinën tip Fiat Punto me targa TR 3437 R ku u gjet i pajetë.

Pikërisht, pasagjeri dyshohet se e ka qëlluar Xhuljanin me dy plumba në kokë dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, deri tani, policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona në komisariat që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Shkaqet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Xhuljan Bullari në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë.

Të fundit