Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga zhdukja misterioze e ish-shefit të antidrogës, mund jetë marrë peng nga grupe kriminale

Detaje të reja nga zhdukja misterioze e ish-shefit të antidrogës,
Rudolf Elezoviç.

Detaje të reja kanë dalë për zhdukjen e shefit të antidrogës në Ulqin Rudolf Elezoviç. Ai mund të jetë mund të jetë gjallë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm  i Malit të Zi, Sergej Sekuloviç, deklaratë  ecila ka ndryshuar edhe rrjedhën e hetimit.

“Jam njohur me rastin. Shpresoj se ky njeri është gjallë, dhe ne do të shohim diçka tjetër. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i them ato tani”, është shprehur ministri.

Elezoviç mund të jetë ende gjallë dhe mund të jetë marrë peng nga grupe kriminale. Dyshohet se ai mund të jetë i përfshirë në trafikun e 2.5 ton marijuane në Malin e Zi, e cila u kap në kuadër të operacionit  "Kurthi” që çoi ne pranga 24 persona.

Nga burimet pranë policisë, mësohet se emri i Elezoviç është përmendur nga një prej të arrestuarve në këtë operacion, Andrija Karadjinovic, i cili ndërkohë ka marë statusin e një dëshmitari të mbrojtur dhe dyshohet se Elezoviç ka qenë personi që jepte informacionet te grupi i trafikut të marijuanës për lëvizjet e policisë.

Elezoviç ka humbur kontaktet me familjen që prej 27 majit dhe që atëherë rezulton i zhdukur në rrethana ende të paqarta. Në kontaktin e fundit që ai ka pasur me familjarët e tij, Elezoviç iu ka thënë se ishte duke pritur në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë që ta merrte me varkë dhe ta çonte në anën tjetër të Malit të Zi.

Të fundit