Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, dy mjete janë djegur

Detaje të reja nga zjarri në parkingun e një pallati në

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu parkingun e një pallati pasditen e sotme në rrugën “Gjik Kuqali” në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, flakët shkaktuan dëme materiale, duke djegur një makinë dhe një motorr që ndodhej pranë.

Shërbimi i zjarrfikëses ka punuar intensivisht për shuarjen e flakëve, ndërsa janë marrë masa për evakuimin e banorëve të pallatit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve, flakët janë vënë nën kontroll dhe nuk ka pasur viktima.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do të japin informacion të mëtejshëm pas përfundimit të hetimeve.

 

 

Të fundit