Flash News

E-TJERA

Detaje/ Gazetarët shisnin ekstazinë, kishin siguruar pajisje për kultivimin e d*ogës

Detaje/ Gazetarët shisnin ekstazinë, kishin siguruar pajisje për

Katër të rinj u arrestuan në Tiranë pasi u kapën në flagrancë me 300 doza lëndë narkotike e dyshuar ekstazi.

Ergis Noka 18 vjeç, Drin Vjerdha, 18 vjeç, Kristofor Pandelejmoni, 19 vjeç, dhe Mario Çerra 24 vjeç, janë gazetarë që punojnë në një portal lajmesh, në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në dyqanin e Nokës, në rrugën “Pjetër Bogdani”, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 300 doza ekstazi, që i shisnin gazetarët. Dyshohet se lënda narkotike mbahej e fshehur në ambientet ku ndodheshin dhe zyrat e portalit.

Po ashtu, në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar edhe pajisje elektrike që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Katër të rinjtë janë arrestuar në flagrancë.

 

Të fundit