Flash News

E-TJERA

Detaje/ Vrasja në Vlorë, Renato Hoxhaj u qëllua me tre plumba

Detaje/ Vrasja në Vlorë, Renato Hoxhaj u qëllua me tre plumba

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Vlorë, ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj mbeti viktimë pasi u qëlluan me armë zjarri.

U mësua se viktima Renato Hoxhaj mund të jetë goditur me armë zjarri nga një distancë shumë pranë. Gjithashtu dyshohet se ka dy plumba në kokë dhe një në trup.

Viktima u gjet mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri”, në një rrugë në afërsi të banesës së tij.

58-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve të rritur dhe jetonte në banesë i vetëm. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, por policia konfirmon se viktima nuk ka precedent penal.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesi i policisë Vlorë, Elidon Çela, përfaqësues nga OPGJ, si dhe hetuesit e krimit. Ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Të fundit